Në qendër të Shkupit, në afërsi të kuvendit të Maqedonisë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përplasur dy automjete, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga përplasja është rrëzuar edhe një semafor. Për fat të mirë nuk ka njerëz të lënduar, pëveç dëmeve materiale. Aksidenti ka shkaktuar rëndim të komunikacionit në këtë pjesë të kryeqytetit./Telegrafi/