Site icon Telegrafi

Aksident komunikacioni në Shkup, një person në rrezik jete

Tre persona janë lënduar mbrëmë, nga të cilët njëri lufton për jetë si pasojë e aksidentit që ndodhi rreth mesnatës në udhëkryqin e rrugëve “Sava Kovaçeviq” 1 dhe 11.

Nga policia informojnë se 22 vjeçari B.J. nga fshati Sopishtë i Shkupit duke drejtuar veturën e tipit “Peugeot” është aksidentuar me tre vetura të parkuara, “Skoda” të parkuar nga J.J.(30) nga Kratova, “Volkswagen Bora” parkuar nga J.N.(55) nga Stajkovci i Shkupit dhe “Fiat Doblo”, parkuar nga një i panjohur.

Me automjetin e ndihmës së shpejtë, vozitësi i veturës “Peugeot”, është dërguar në qendrën shëndetësore “8 Shtatori”, kurse vozitësit e veturave të parkuara janë dërguar në “Shën Naumi i Ohrit”.

Ekipi mjekësor te J.J. konstatoi lëndime të rënda dhe i njëjti është në rrezik jete, me frakturë në brinjë. Te B.J. nga Sopishtja dhe J.N. nga Stajkovci janë konstatuar lëndime të lehta trupore dhe të njejtët janë leshur në mjekim shtëpiak.

Në vendin e ngjarjes ekipi policor ka kryer ekspertizën për të zbardhur rastin./Telegrafi/

Exit mobile version