Mbrëmë në Shkup ka patur një aksident komunikacioni, ku personi D.S (54) me veturën BMW ka goditur kalimtaren E.C (21).
Kalimtarja ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin e qytetit për t’u mjekuar.
Agjencia Makfax raporton se shoferi ka qenë i dehur dhe se ka konfirmim nga policia për këtë rast./Telegrafi/