Telegrafi

Aksident komunikacioni në Shkup, lëndohen dy persona

Dy bashkëudhëtare janë lënduar në një aksident komunikacioni që sot në mëngjesi ndodhi në udhëkrqyqin e rrugëve “Panajot Ginovski” dhe “Boris Sarafov” në Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB, në aksidentin mes makinave “Opel Astra” me targa të Gostivarit e drejtuar nga J.J (60) nga Gostivari dhe makinës “Opel Vivaro” me targa të Shkupit e drejtuar nga I.S (64) nga Saraj, lëndime kanë marrë bashkëudhëtarët në makinën “Opel Astra” F.A (51) nga Dibra dhe B.S (54) nga Gostivari.

Ata me Ndihmën e Shpejtë janë dërguar në spitalin “8 Shtatori” në Shkup, ku ju është dhënë ndihma mjekësore.

Hetime në vendin e aksidentit kanë kryer ekipi i SPB Shkup./Telegrafi/