Vajzë 19 vjeçare është në rrezik jete pas aksidentit të komunikacionit që ka ndodhur në rrugën “Boris Trajkovski”, ndërsa dy moshatarë të saj janë lëshuar në mjekim shtëpiak me lëndime më të lehta trupore.
Nga MPB informojnë se D.Z.(32) nga Shkupi mbrëmë në ora 3 pas mesnate me veturën “Fiat Bravo” me targa të Shkupit, ka goditur në shtyllën e metalit për ndriçim rrugor dhe në veturën “Toyota Yaris”, poashtu me targa të Shkupit.
Pas aksidentit, personat nga vetura “fiat Bravo” S.L.(19), M.V.T.(19) dhe K.M.(20), të gjithë nga Shkupi, janë dërguar në Qendrën urgjente në Shkup, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore te personi S.L. dhe në gjendje të rëndë, në rrezik për jetë është mbajtur për mjekim./Telegrafi/