Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë, në fshatin Gllamnik.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete”.
“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Sipas Ahmetit me njësiti i trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaktarët e aksidentit. /Telegrafi/