Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në rrugën Prishtinë-Gjilan në fshatin Mramor, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti – zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 14:00, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan (fshati Mramor). Në këtë aksident kanë qenë dy automjete te përfshira. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/