Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ku janë përfshirë tri vetura dhe kanë pësuar lëndime katër persona.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datë 16 shkurt, rreh orës 11:30 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, kilometri i fundit para daljes së autostradës ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë të përfshira tri automjete dhe sipas informatave fillestare, lëndime të rënda kanë marr katër persona. Në vendin e ngjarjes janë thirrur njësitë policore dhe ato të emergjencës”, ka konfirmuar Hoxha.
Lidhur me rastin Qendra Klinike dhe Universitare ka dhënë detaje.
Sipas mjekut kujdestar Agron Çitaku, nga ky aksident lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona.
Çitaku i tha Klan Kosovës, se pesë nga ata janë lënduar më lehtë, kurse njëri është në gjendje më të rëndë. /Telegrafi/