Telegrafi

Aksident komunikacioni në rrugën Pejë-Prishtinë, humb jetën një person

Një i ri ka humbur jetën në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në rrugën Pejë – Prishtinë afër Klinës.

Rastin e ka konfirmuar për KP zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur në ora 19:19, pranë fshatit Zajm të Klinës.

Ai ka njoftuar se aksidenti është shkaktuar mes një veture me pasagjer dhe një motoçiklete, ku një person ka pësuar lëndime të rënda.

Ibraj ka shtuar se i lënduari G.Z. (2001), ka ndërruar jetë derisa transportohej për në Spitalin Rajonalë të Pejës.

Policia ka arrestuar të dyshuarin për aksident. /Telegrafi/