Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në kryeqytet rrugës për në Gërmi, ku si pasojë ka mbetur një person me lëndime të rënda ndërsa pesë persona të tjera kanë marr lëndime të lehta.
Zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Insajderin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:20, si pasojë e të reshturave atmosferike dhe ngricave.
“Sot rreth orës 11:20 ne rr. e Gërmisë ne Prishtine është raportuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale ku është raportuar se janë përfshire 2 automjete. Gjashtë persona kane marr lëndine si pasoje e aksidentit, njeri prej tyre me rëndë, dhe te njëjtit janë përcjell për trajtim mjekësore, të reshurat atmosferike dhe ngricat kanë krijuar rrethana të vështirësuara për qarkullim nëpër shumë rrugë të vendit”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka apeluar tek qytetarët që të ketë kujdes në trafik dhe t’i kenë pajisjet dimërore me vete.
“Policia e Kosovës me njësitet e saj është duke punuar me përkushtim në gjithë vendin për menaxhimin e trafikut rrugor dhe duke u angazhuar në mënyrë aktive në funksion të një sigurie më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë dhe njëkohësisht APELOJMË tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, të kenë pajisje dimërore për një siguri më të madhe gjatë qarkullimit në këto rrethana, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore”, ka shtuar Hoxha.