Tre persona kanë marrë lëndime në një aksident komunikacioni, i cili ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në Prishtinë.
Në aksidentin, i cili ka ndodhur në Rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, janë përfshirë tri vetura, kurse lëndime të lehta kanë pësuar tre persona.
Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 02:00 ka ndodh një aksident komunikacioni në Rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, ku janë lënduar tre persona. Të njëjtit kane pësuar lëndime të lehta. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/