Site icon Telegrafi

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohet motoçiklisti

Foto ilustrim

Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sot në orët e pasdites në kryeqytet, një motoçiklist ka marrë lëndime trupore.

Sot rreth orës 15:40 në kryqëzimin që lidhë rrugët “Xheladin Rekaliu” dhe  “Xhevë Lladroci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

“Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar ngasësi i motoçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version