Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në lagjen Novo Lisiçe të Shkupit. Dëshmitarë thonë se ka të lënduar rëndë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri te aksidenti ka ardhur kur një furgon është përplasur me një motoçikletë, e cila, më pastaj ka goditur një kalimtar rasti. Për fat të mirë, aty ka kaluar ekipi i ndihmës së shpejtë mjekësore, që ka reaguar menjëherë.
Nuk jepen informacione tjera rreth shkakut, dëmeve dhe gjendjes së të lënduarve./Telegrafi/