Telegrafi

Aksident komunikacioni në Mitrovicë, pesë të lënduar

Pesë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e një aksidenti komuniakcioni në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në orën 13:30, ku të involvuara ishin tri automjete civile me targa vendore./Telegrafi/