Telegrafi

Aksident komunikacioni në Mitrovicë, katër persona të lënduar

Katër persona kanë pësuar lëndime në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot pasdite në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë, te Tuneli i Parë.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me lëndime është raportuar rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë në zonën e Tunelit të Parë”, ka thënë Zahiti, raporton Telegrafi.

Sipas Zahitit, në aksident janë përfshirë tri vetura civile me targa vendore.

“Si pasojë e aksidentit  katër persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor  në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët e aksidentit. /Telegrafi/