Telegrafi

Aksident komunikacioni në magjitralen Prishtinë-Podujevë, tre të lënduar

Sot rreth orës 14:00, në magjitralen Prishtinë-Podujevë, në fshatin Lluzhan ka ndodhur aksident komunikacioni, në të cilën janë lënduar tre persona.

Në aksident janë të përfshira dy automjete. Një autobus dhe një kamion.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tre persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/