Telegrafi

Aksident komunikacioni në magjistralen Prishtinë-Pejë (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në orët e pasditës në magjistralen Prishtinë-Pejë, tek udhëkryqi i rrugës që shpie për Gjakovë.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë dy automjete, raporton Telegrafi.

Nuk bëhet e ditur nëse ka viktima ose të lënduar në këtë aksident, por sipas fotografive të siguruara nga vendi i ngjarjes, automjetet e aksidentuara kanë pësuar dëme materiale.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaktarët e aksidentit. /Telegrafi/