Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në orët e pasditës në magjistralen Prishtinë-Pejë, tek udhëkryqi i rrugës që shpie për Gjakovë.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë dy automjete, raporton Telegrafi.
Nuk bëhet e ditur nëse ka viktima ose të lënduar në këtë aksident, por sipas fotografive të siguruara nga vendi i ngjarjes, automjetet e aksidentuara kanë pësuar dëme materiale.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaktarët e aksidentit. /Telegrafi/