Site icon Telegrafi

Aksident komunikacioni në magjistralen Kumanovë – Shkup

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë bën të ditur se në magjistralen Kumanovë – Shkup, në afërsi të fshatit Umin Doll ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo ka shkaktuar që komunikacioni të ridrejtohet në drejtim tjetër. Përndryshe, në rrugët e tjera të vendit, komunikacioni zhvillohet normalisht, por në kushte të dimrit dhe në korsi të lagështa./Telegrafi/

Exit mobile version