Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në kryeqytet rreth orës 22:00, si pasojë e të cilit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 22:00, në rreth-rrotullimin Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona.
Me rast po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/