Site icon Telegrafi

Aksident komunikacioni në kryeqytet, ka të lënduar (Foto)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në kryeqytet.

Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 21:00 në Rrugën “UÇK” tek pompa e benzinë “IP Petrol”, janë ndeshur dy vetura, raporton Telegrafi.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, në aksident ka të lënduar, të cilëve u është dhënë ndiha e parë dhe janë dërguar për trajtim në QKUK.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia e cila po heton shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version