Telegrafi

Aksident komunikacioni në Korçë, 2 të vdekur

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë gjetur në bulevard mjetin e dëmtuar, dy të rinj të vdekur dhe një të plagosur në gjendje të rëndë.

Mësohet se viktimat janë Elton Bazeli dhe Ermir Spillo 21 vjeç, përkatësisht drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri në vendin pranë tij. Teksa i plagosur rezulton të jetë pasagjeri tjetër, i cili ishte ulur në ulësen pas shoferit, Aldo Naumi, transmeton BW.

Sipas policisë, të rinjtë kishin konsumuar alkool në një prej lokaleve të qytetit të Korçës dhe janë aksidentuar gjatë kohës që po ktheheshin në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/