Telegrafi

Aksident komunikacioni në hyrje të qytetit të Tetovës (Foto)

Telegrafistat raportojnë për një aksident komunikacioni në hyrje të qytetit të Tetovës, ku janë shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur te rreth-rotullimi në afërsi të Monopolit, ku është përplasur një kamion me një veturë ”Mercedes”. Kjo ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të komunikacionit.