Telegrafi

Aksident komunikacioni në Gostivar

Personi me iniciale V.Z. (31) nga Zhelina ka marrë lëndime të rënda trupore, në një aksident që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në autostradën Gostivar-Tetovë, te dalja për në Gostivar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga policia informojnë se aksidenti ka ndodhur ndërmjet automjetit ‘Skoda Octavia’ të drejtuar nga personi S.S. (35) nga Shkupi dhe motoçikletës ‘Kawasaki’ të drejtuar nga tridhjetë e një vjeçari V.Z nga Zhelina.

Motoçiklisti me automjetin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën urgjente në Gostivar, ku pas lëndimeve të konstatuara dhe ndihmës mjekësore ai është lëshuar për mjekim në shtëpi./Telegrafi/