Telegrafi

Aksident komunikacioni në Dibër, vdes një i mitur

Në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një aksident komunikacioni në Dibër. Si pasojë, një 17 vjeçar ka vdekur, ndërkaq vetura është drejtuar nga një i mitur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Janë lënduar edhe dy persona tjerë, njëri nga të cilët është dërguar në qendrën emergjente në Shkup, për shkak të plagëve të rënda. Shoferi ka tejkaluar një automjet, e më pastaj ka humbur kontrollin. Nga përplasja ka ardhur deri te rrokullisja e veturës./Telegrafi/