Site icon Telegrafi

Aksident komunikacioni në Demir Kapi, lëndohen dy persona

Një aksident komunikacioni ka shkaktuar bllokimin e përkohshëm të rrugës Udovë – Demir Kapi. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete, një veturë dhe dy kamionë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas MPB-së, në aksident kanë pësuar dy persona, të cilët kanë përfunduar me lëndime të rënda. Ata janë transferuar në Qendrën emergjente të Shkupit.

Aksidenti ka shkaktuar bllokimin e kësaj rruge për afër 3 orë, ndërkaq Lidhja Auto-Moto bën të ditur se komunikacioni në këtë rrugë zhvillohet vetëm në një korsi./Telegrafi/

Exit mobile version