Telegrafi

Aksident komunikacioni në Çagllavicë, pesë të lënduar

Pesë persona janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Ferizaj në Çagllavicë.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, sipas së cilës në aksident janë përfshirë tri automjete.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në  rrugën Prishtinë -Ferizaj në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku.  Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete”, ka thënë Ahmeti.

Sipas zëdhnëses, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 5 persona dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/