Telegrafi

Aksident komunikacioni në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në orët e pasdites në Autostradën “Ibrahim Rugova”, tek udhëkryqi i rrugëve Prishtinë-Prizren-Malishevë.

Sipas fotografive që ka siguruar Telegrafi nga vendi i ngjarjes, një veturë e tipit “Golf2” është përplasur në mbrojtësen anësore të rrugës.

Nuk dihet nëse në aksident ka viktima, por në fotografi shihet se në vendin e aksidentit ka mbërri autoambulanca, ku shihet edhe një person teksa ekipi mjekësor e shoqëron në autoambulancë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/