Site icon Telegrafi

Aksident komunikacioni, lëndohen tre persona

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën Gostivar – Kërçovë, ku janë lënduar tre persona, të cilët për shkak të seriozitetit të lëndimeve, janë dërguar në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rasti ka ndodhur sot në mesditë, kur vetura ”Ford Focus”, me regjistrim të Kërçovës, për arsye ende të panjoura, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një shkëmb, që ka shkaktuar përmbysjen e veturës. Policia ka kryer hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit./Telegrafi/

Exit mobile version