Sot rreth orës 16:12 në fshatin Carralevë të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku janë përfshirë një automjet civil i udhëtarëve dhe dy këmbësorë (fëmijë, të lindur në vitin 2013 ).
Policia njofton se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën Shtime – Prizren dhe me të arritur në fshatin Carralevë, për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, drejtuesi humbë kontrollin mbi automjet dhe kalon në shiritin e kundërt të levizjes dhe i godet dy këmbësoret në trotuar.
Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, fillimisht lëndime të rënda trupore pësuan dy këbësorët, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Më pas, të dy këmbësorët nuk kanë mundur t’iu mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, drejtuesi i automjetit , V.M është ndaluar për 48 orë.
Njësia rajonale e komunikacionit rrugor e drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me këtë rast./Telegrafi