Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në fshatin Stantërg, në rrugën rajonale Mitrovicë -Bajgorë, ku si pasojë janë lënduar tre persona.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 18:00, në rrugën rajonale Mitrovicë -Bajgorë përkatësisht në fshatin Stantërg. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kane kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti. /Telegrafi/