Sot herët në mëngjes, ka ndodhur një aksident në bulevardin ‘Srbija’-Shkup, në udhëkryqin e ‘Boris Trajkovski’, ku janë lënduar katë persona, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në aksidentin që ndodhi në afërsi të një kompanie për prodhimin e betonit Usje, rezervuari ka goditur një veturë, që kanë qenë pesë persona, ku katër janë lënduar dhe janë dërguar në spitalin “Sv. Naum Ohridski”, raporton Makfaks.
Aksidenti ka ndodhur kur shoferi është përpjekur të kthehet pas i cili më pas ka hyrë në korsinë e kundërt të lëvizjes. Rezervuari ka goditur veturën ‘Llada Samara’ me targa regjistrimi të Kumanovës dhe është shtyrë në trotuar në anën e kundërt.
Policia ka bërë inspektim në vendin e ngjarjes, kurse ende punohet për qartësimin e plotë të aksidentit. /Telegrafi/