Telegrafi

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, 10 të lënduar (Foto/Video)

(E plotësuar) Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar  se në magjistralen  Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë aksidentuar 5 vetura, janë lënduar 10 persona.

Hoxha tha për Lajmi.net se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 10 persona, të cilët janë dërguar menjëherë për tretman mjekësor.

Policia është ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen të gjitha hetimet për të gjetur shkakun e këtij incidenti.


Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë, përkatësisht afër selisë së Bankës Botërore në Kosovë.

Sipas burmieve të Telegrafit nga vendi i ngjarjes në aksident janë përfshirë disa gjashtë vetura.

Ende nuk është raportuar për ndonjë viktimë, por ka disa persona të lënduar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. /Telegrafi/

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Posted by Telegrafi.com on 2016-04-10