Telegrafi

Aksident i rëndë në Rahovec, tre të vdekur (Foto)

(E plotësuar) Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në Rahovec,  ku tre persona nga një familje kanë mbetur të vdekur, kurse disa të tjerë janë lënduar.

Në aksidentin që ka ndodhur te Restorant “Jaha” janë përfshirë dy vetura. Burime të Telegrafit nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se tre persona nga një familje kanë mbetur të vdekur, kurse lëndime të rënda kanë marrë edhe disa persona të tjerë.

Bëhet e ditur se tre të vdekurit janë nga Prizreni, burrë e grua dhe djali i tyre.

Rastin e ka konfirmuar Avdi Berisha nga Policia e Kosovës, i cili ka thënë se ende mbeten të paqarta rrethanat e këtij aksidenti, ku janë përfshirë dy vetura.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, e cila po heton shkaktarët e aksidentit. /Telegrafi/