Telegrafi

Aksident i rëndë në Milloshevë, një i vdekur e disa të lënduar (Foto/Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht afër fshatit Milloshevë.

Aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes ku janë përfshirë dy vetura, njëra e markës BMW me targa të huaja dhe një Golf 2 me targa të Kosovës.

Sipas dëshmitarëve që janë në vendin e ngjarjes në këtë aksident një person ka vdekur.

Për shkak të kolonës së gjatë deri në 5 kilometra dhe bllokimit të korsisë urgjente është pamundësuar edhe mbërritja me kohë e autoambulancës.

KosovaPress ka kontaktuar Policinë për të marrë më shumë detaje për këtë aksident por zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha ka thënë se nuk ka ndonjë informatë lidhur me këtë ngjarje.

Ndërsa në telefon nuk janë përgjigjur zyrtarët e zyrës për informim të Policisë për rajonin e  Prishtinës.