Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht afër fshatit Milloshevë.
Aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes ku janë përfshirë dy vetura, njëra e markës BMW me targa të huaja dhe një Golf 2 me targa të Kosovës.
Sipas dëshmitarëve që janë në vendin e ngjarjes në këtë aksident një person ka vdekur.
Për shkak të kolonës së gjatë deri në 5 kilometra dhe bllokimit të korsisë urgjente është pamundësuar edhe mbërritja me kohë e autoambulancës.
KosovaPress ka kontaktuar Policinë për të marrë më shumë detaje për këtë aksident por zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha ka thënë se nuk ka ndonjë informatë lidhur me këtë ngjarje.
Ndërsa në telefon nuk janë përgjigjur zyrtarët e zyrës për informim të Policisë për rajonin e Prishtinës.