Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në mbrëmje në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në fshatin Gllamnik, rreth orës 21:00, ku gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.
Në aksident, janë përfshirë dy automjete, kurse komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, ka konfirmuar për Telegrafin lëndimin e gjashtë personave.
Bislimi ka theksuar se të lënduarit janë transportuar menjëherë për në QKUK, ndërkaq policia është duke u marrë me rastin./Telegrafi/