Sipas vlerësimeve të para të paktën 10 persona kanë humbur jetën ndërsa 318 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentit hekurudhor në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu të provincës Tekirdağ në Turqi, njoftoi nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Eyüp Gümüş.
Gümüş në deklaratën për AA, tha se vazhdon transferimi i të plagosurve nga toka the ajri në spitalet në Stamboll dhe Tekirdağ.
“Sipas vlerësimeve të para 24 persona kanë humbur jetën, ndërsa 318 të tjerë janë plagosur. Vazhdojnë punimet tona në lidhje me incidentin”, tha Gümüş duke treguar se në vendin e ngjarjes ndodhen rreth 100 autoambulanca. /Telegrafi/