Site icon Telegrafi

Aksident hekurudhor në Gjermani, përplasen dy trena – një i vdekur dhe mbi 30 të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe të paktën 30 janë lënduar, si pasojë e përplasjes së dy trenave në afërsi të Munihut, ka njoftuar policia gjermane.

Në një postim në Twitter, policia e këtij qyteti gjerman ka bërë të ditur se dy trenat janë përplasur në rajonin e Ebenhausen Schaftlarn që gjendet në juglindje të Bavarisë, transmeton Telegrafi.

“Ekipe të shumta të shpëtimit dhe autoambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ka të lënduar”, thuhet ndër tjera në njoftim.

Ndërkaq e përditshmja gjermane Bild raporton se shoferi i trenit ka ngecur brenda kabinës.

Në anën tjetër policia është duke hetuar shkakun që çoi deri te ky aksident hekurudhor. /Telegrafi/

 

Exit mobile version