Telegrafi

Aksident hekurudhor në Danimarkë, humbnin jetën gjashtë persona (Foto)

Gjashtë persona kanë humbur jetën në një aksident hekurudhor që ka ndodhur në urën që lidh pjesën qendrore të Danimarkës, më saktësisht ishujt Zeland dhe Funen.

Mediat daneze raportojnë se treni që transportonte mallra është përplasur me trenin e pasagjerëve që vinte nga kahja e kundërt, transmeton Telegrafi.

Policia daneze ende nuk ka dhënë detaje mbi aksident hekurudhor, apo edhe për numri e të vdekurve e të lënduarve.

Operatori i hekurudhës daneze DSB, ka konfirmuar se gjashtë persona kanë humbur jetën në urën Storebealet që lidh ishujt danez. /Telegrafi/