Site icon Telegrafi

Aksident gjatë orës policore në Tetovë, lëndohen dy persona

Dje gjatë orës policore në Tetovë, ka ndodhur një aksident në udhëkryqin e rrugëve “Ilindenska” dhe “Boro Buliq”.

Në aksidentin që ndodhi rreth orës 19:35, janë lënduar dy shoferë.

“Aksidenti ka ndodhur në mes një makine të tipit Audi, me targa të Tetovës e drejtuar nga T.T 26 vjeç nga Tetova dhe Opel Astra, gjithashtu me targa të Tetovës drejtuar nga M.J. 27 vjeç nga fshati Shemshovë. Ndërkohë gjatë aksidentit, është dëmtuar një “Mercedes” që ka qenë e parkuar, me targa të Tetovës në pronësi të E.R. 24 vjeç nga Tetova. Gjatë aksidentit dy vozitësit kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në qendrën spitalore të Tetovës për trajtim mjekësor”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Exit mobile version