Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 2:30 në afërsi të poliklinikës qendrorë te qytetit të Vlorës përgjatë bulevardit Ismail Qemali.
Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët.
Drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta nga përplasja dhe është shoqëruar në spital, ndërkohë që hetimet vijojnë. /Telegrafi/