Telegrafi

Aksident me gjashtë të lënduar në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Sot rreth orës 17:20, ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Nadakovcë.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se në aksident ishin të përfshira dy vetura civile.

“Të lënduarit, pas dhënies së ndihmës së parë në QKMF Vushtrri, janë dërguar në QKUK, në Prishtinë”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/