Telegrafi

Aksident i frikshëm në Tiranë, veturat bëhen “copë-copë” (Video)

Një aksident i frikshëm automobilistik ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Tiranë.

Siç raportojnë mediat shqiptare, bëhet fjalë për një aksident ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrin në Unazën e Madhe, afër TEG-ut.

“Balkanweb” ka siguruar pamjet nga vendngjarja, ku duket se dy makinat një “Audi A6” dhe një “BMW” kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe po punohet për zbadhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.