Telegrafi

Aksident i frikshëm në Tiranë, automjeti futet në zonën e këmbësorëve dhe përplaset me digën e Liqenit

Një automjet ka dalë nga rruga në Tiranë dhe është përplasur me murin rrethues të digës në zonën e Liqenit Artificial, duke u futur në zonën e këmbësorëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, ku mjeti është përplasur me murin, zonë e autorizuar vetëm për këmbësorë

Makina e tipit BMW X6 po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve” ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës. Nuk raportohet për të plagosur nga aksidenti. /Telegrafi/