Telegrafi

Aksident me fatalitet, vdes një vajzë 15 vjeçare

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 10:44, në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Terrnavc, ku si pasojë një vajzë e moshës 15 vjeçare ka humbur jetën, kurse, një vajzë tjetër ka pësuar lëndime të lehta.

Sipas Policisë, të përfshirë në aksident ka qenë një automjet i udhëtarëve dhe dy këmbësoret e moshës 15 vjeçare.

Në vendngjarje përveç njësisë se hetimeve të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor ka qenë edhe Prokurori i Shtetit.

Ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit F.L., 36 vjeçar, nga Prokurori i Shtetit është caktuar masa e ndalimit policor.