Site icon Telegrafi

Aksident me fatalitet në Prizren

Policia e Kosovës bëri të ditur se të hënën në mesditë ka ndodhur një aksident trafiku në Prizren, ku si pasojë e aksidentit një këmbësor është goditur dhe ka ndërruar jetë në QKUK.

Ngasësi i një veture duke vozitur në mënyrë të pa sigurt ka goditur këmbësorin.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë ku dhe ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version