Telegrafi

Aksident me fatalitet në Korroticë të Drenasit, humbë jetën këmbësori

Një këmbësor ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në fshatin Korroticë të Drenasit, pasi është goditur nga një automjet të cilin e drejtonte një shtetas i Shqipërisë, i cili është arrestuar.

Sipas Policisë, ai duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur tre këmbësorët.

Dy të lënduarit të tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.