Të premten në lagjen Osmanaj të fshatit Gurakoc të Istogut, ka ndodhur një aksident me fatalitet.
Aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes rreth orës 17:20.
Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
“Viktima ka qenë këmbësor, i lindur në vitin 2001. Derisa, i dyshuari që e ka goditur personin në fjalë, ka qenë duke ngasë veturën Passat. Me vendim të Prokurorit i dyshuari edhe ndaluar”, ka shtuar Ibraj.
Deri te aksidenti sipas vlerësimeve të para të hetuesve është si gjithmonë mosrespektimi i shenjave të rrugës dhe shpejtësisë/Telegrafi/