Një 40-vjeçar ka humbur jetën në një aksident orët e vona të së martës në Fier.
Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 21:50 në aksin rrugor “Fier-Patos”.
43-vjeçari B.B ka humbur drejtimin e moto mjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka ndërruar jetë në spital, pasagjeri, 40-vjeçari E.B. Ndërsa shoferi ka marrë lëndimet trupore dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, si dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet se përse 43-vjeçari humbi kontrollin e mjetit, ndërsa pritet ekspertiza e grupit hetimor. /Tch/Telegrafi/